Tenis, Novak Djokovic ndihet i rilindur pas rikthimit nga dëmtimi

Sport

 

enisnsjsjhs
Që pas rikthimit nga dëmtimi i rëndë, Novak Djokovic duket tjetër sportist. Serbi ka kaluar një vit 2018 të shkëlqyer deri më tani, ku ka triumfuar në dy nga kompeticionet më të rëndësishme në tenis si ‘Wimbledon’ dhe ‘US Open’. Shumë fansa të tij e krahasojnë këtë periudhë të Djokovic me atë të vitit 2016, ku sërish dominonte në botën e tenisit. Por vetë 31-vjeçari duket i sigurtë kur i përgjigjet këtij krahasimi që i bëjnë tifozët. Sipas tij, në 2016 për të ishte gjithçka më e lehtë pasi ishte ndoshta në momentin më të mirë të tij. Ndërsa të arrish diçka të ngjashme me atë që ai po bën aktualisht, sipas Djokovic nuk është aspak e lehtë dhe e zakonshme.
Tenisti serb zbulon se periudha kur kishte probleme fizike dhe dëmtime të njëpasnjëshme ishte mjaft e vështirë për të. Në këtë pjesë ai falenderon familjen e tij që i qëndroi pranë. Djokovic thotë se punoi shumë për të bërë një rikthim të denjë në tenis dhe deri më tani është krenar pasi ka bërë gjëra të mëdha. “Gjatë kohës që kisha problemet fizike shumë gjëra në jetën timë ndryshuan. Por tani kam rilindur dhe dy fitoret e fundit e konfirmojnë këtë. Shpreson që kjo formë e mirë të vazhdojë sa më gjatë.”
Djokovic aktualisht renditet i treti në renditjen e ‘ATP’-ës, pasi dy rivalëve të tij më të mëdhenj, Rafael Nadal e Roger Federer.