Tenis, Nadal thyen rekordin e McEnroe me më shumë sete të fituara radhazi

Sport

diego nadal
Rafael Nadal vazhdon të shijojë formën e tij të jashtëzakonshme. Spanjolli numër 1 në tenisin botëror theu së fundmi rekordin 34-vjecar të John McEnroe me më shumë sete të fituara radhazi në një lloj terreni. Nadal e arriti këtë duke mundur argjentinasin Diego Schwartzman 6-3; 6-4 në Madrid Open. Pikërisht në fushat me dhe, atje ku ai cilësohet Mbreti, 31-vjecari shënoi plot 50 sete radhazi me fitore. Në këtë statistikë, që kurrë nuk ishte arritur në të tilla shifra, qe afruar amerikani McEnroe. Ky i fundit pati realizuar një seri fitoresh radhazi në fushat me tapet duke u ndalur në 49 sete në vitin 1984.

nadal

Në këtë rekord të Nadalit përfshihen turnetë e fituar në Barcelonë, Monte Carlo dhe French Open të sezonit të kaluar. Në aktivitet që prej vitit 2001, Nadal ka mundur të fitojë një total prej 77 titujsh. Pika e kthesës për të ishte viti i kaluar, ku pas një periudhe 2-vjecare pa tituj të rëndësishëm, spanjolli arriti të dominojë në fushat me dhe e më pastaj të duelojë me rivalin historik Roger Federer për vendin e parë të ranglistës së ATP-ës. Në sezonin aktual, shqetësimet me probleme muskulore janë problemi i vetëm, megjithatë ai ka arritur të fitojë dy tituj, në Barcelonë dhe Monte Carlo.