Tenis, Nadal mposht Bolellin dhe vazhdon rrugëtimin në ‘Roland Garros’

Sport

nadal tenis
Rafael Nadal është padyshim favoriti kryesor për të triumfuar në turneun e fushave me dhé në “French Open” dhe nga spanjolli nuk ka surpriza në raundin e parë.  Tenisti nga Majorka mposhti 3-0 me sete italianin Simone Bolelli, në një takim që u ndërpre për shkak të kushteve atmosferike. Ndeshja u ndëpre në setin e tretë, kur Bolelli në fakt po kryesonte 3-0 me game. Ndalesa i bëri mirë numrit 1 të botës, pasi me rifillimin e ndeshjes arriti të barazonte 3-3. Seti final do të luhej me “tie-break” dhe Nadal do të djersinte shumë për të vulosur fitoren ndaj kundërshtarit të tij.

nadallll
31-vjeçari pas ndeshjes e pranoi se vuajti disi, por e quajti këtë ndeshje si një test i mirë drejt rrugës se finales. Bolelli u tregua mjaft agresiv dhe Nadal shprehet se kjo ia bëri mjaft të vështirë fitoren. Në raundin tjetër, tenisti spanjoll do të përballet me argjentinasin Guido Pella, i 78-i në renditjen botërore, i cili më parë pati eleminuar tenistin portugez Joao Sousa 3-0 me sete.