Tenis, Nadal kthehet në turneun e Madridit dhe mposht Monfils

Sport

nadal
Numri 1 i botës në tenis, Rafael Nadal duket se e ka lënë pas dëmtimin që e mbajti larg kompeticioneve kryesore të ATP dhe që e detyroi të braktiste në mes “Indian Wells”. Spanjolli u përball në raundin e dytë të turneut të Madridit me Gael Monfils, të cilin e mundi brenda 2 setesh me rezultatet 6-3 dhe 6-1. Nadal dominoi përgjatë gjithë takimit dhe dhuroi spektakël për të pranishmit, duke provuar kështu se është rikthyer në formë të mirë.

nadal2

“El Matador” me këtë fitore ruan rekordin e tij prej 20 fitoresh radhazi pa asnjë set të humbur sa i përket fushave me dhé, duke ruajtur titullin si “mbreti” i fushave të kuqe. Në 1/8 e turneut të Madridit, Nadal do të përballet me argjentinasin Diego Schwartzman, i cili aktualisht mban vendin e 16 në renditjen e ATP. Tenisti spanjoll kërkon trofeun e 6 në “Madrid Open”, teksa është edhe kampioni në fuqi i këtij kompeticioni. Zhgënjeu ndërkohë Novak Djokoviç, që e pa veten të eleminuar 2-1 me sete nga britaniku Kyle Edmund.