TENIS – MOTRAT WILLIAMS PERBALLE NE CEREK-FINALE

Sport

williams-300x200
Me fitoren dy me zero përballë 19-vjeçares Madison Keys, Serena Williams vazhdon rrugën e saj drejt finales së US Open, por tashmë në çerek-finale do ta ketë më të vështirë pasi përballë do të ketë të motrën. Venus Williams, dy vjet më e madhe se motra e saj Serena, siguroi gjithashtu çerek-finalen, pasi fitoi përballë estonezes Annett Kontaveit, 6-2; 6-1. Serena, e cila kryeson renditjen botërore si tenistja më e mirë, është ndeshur disa herë me motrën e saj Venus dhe përballja e së martës do të jetë e 27-ta. Për herë të parë ato u përballën në vitin 1998 në Australian Open, ndërsa hera e fundit ishte këtë vit në Wimbledon. Për sa i përket US Open-it, ato janë përballur 4 herë, ku secila ka nga dy fitore, pra takimi pritet të dhurojë spektakël.
Ndërkohë Numrit 1 të tenisit për meshkuj, serbit Novak Djokovic, iu deshën plot 3 orë e 3 minuta lojë, që të siguronte çerek-finalet përballë spanjollit Bautista Agut. 28-vjeçari fitoi 3-1 me sete ku herë-pas-here hasi në vështirësi. Tashmë Djokovic i afrohet më shumë synimit të tij, fitores së US Open-it, turne të cilin ka arritur ta fitojë vetëm një herë, në vitin 2011-të. Në cerek-finale do të ketë përballë 33-vjecarin, Feliciano Lopez, i cili mundi 3-0 italianin Fognini, ky i fundit vinte pas fitores me Rafael Nadal.