Numri 1 i botës në tenisin e femrave, Simona Halep është eleminuar në fazën çerekfinale të “Madrid Open”. Kampionia në fuqi e këtij kompeticioni është mposhtur nga çekja Karolina Pliskova, e cila rendiet e 6-a në botë, brenda dy setesh me rezultatet 6-4 dhe 6-3. Halep nuk u pa të ishte në formë të mirë dhe gaboi shumë gjatë shërbimeve të saj, duke e lënë lojën në këtë mënyrë nën kontrollin e kundërshtares së saj.
Megjithatë, pavarësisht kësaj humbjeje, 26-vjeçarja Halep nuk rrezikon ta humbasë pozicionin e saj si numri 1 i tenisit për femra. Kjo pasi ndjekësja e saj më e afërt, Karoline Wozniacki u eleminua nga turneu i Madridit që në raundin e 1/8-ave, nga Kiki Bertens, e cila më pas do të nxirrte jashtë kompeticionit edhe një tjetër emër të madh si Maria Sharapova. Kështu Pliskova pas eleminimit të Simona Halep shihet si pretendetja kryesore për të triumfuar këtë vit në “Madrid Open”, por më parë duhet të kalojë në gjysmëfinale, 2 herë fituesen e këtij turneu, Petra Kvitova.