TENIS, “HULKU” DJOKOVIC MERR HAK NDAJ ALCARAZ NE CINCINATI

Sport

Finalja epike e Masters të Cincinatit mes Alcaraz dhe Djokovic u mbyll si përfundim me triumfin e serbit. Të dy tenistët dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm, duke respektuar pritshmëritë. Fitores me rezultatin 5-7, 7-6, 7-6 iu gëzua Djokovic, pas një ndeshjeje të zgjatur gati 4 orë dhe që u dallua nga momente vështirësie e tensioni të madh për të dy, duke parë edhe të nxehtin asfiksues që shoqëroi lojën mjaft emocionuese. Inercia dukej e gjitha nga ana e Alcaraz, që pas fitores së setit të parë, ishte në avantazh edhe gajtë të dytës e duk sikur do të shijonte fitoren e radhës, pas asaj në Uimbëlldon. Mirëpo Nole nuk është një nga ata që dorëzohet lehtë, edhe pse i nxehti ia vështirësoi jo pak gjërat. Kështu pasi anuloi një match-point të spanjollit, serbi arriti të barazojë llogaritë, duke shtyrë gjithcka në setin e tretë. ishte një nga ato sete me nivel të lartë, plot përmbysje situataash. Alcaraz arriti të anulojë plot katër match-point, duke e dërguar gjithcka në “tie-break”. Mirëpo aty nuk arriti të bënte dot asgjë, pasi Djokovic u shfaq superior, duke marrë hakun e humbjes së Uimbëlldonit. E në fund grisi edhe fanellën e tij, në stilin Hulk Hogan për të festuar trofeun e radhës.

Një sukses entuziasmues për kampionin serb, që e krahasoi finalen me atë të një turneu Gran Slemi përballë një Alcarazm që nuk i mbajti dot lotët. Kështu, Djokovc erdhi Mastersi i 57-të, si dhe titulli i 95 në karrierën e tij dhe trofeu i tretë në Sinsinati pas atyre në 2018-n dhe 2020-n. Kurse për Alcaraz u regjistrua humbja e parë në një Maters, pas 4 fitoreve radhazi. Ndërkohë që takimi i radhës është lënë tashmë në US Open, që nis në shtator.