Tenis, Halep vazhdon mbretërimin tek femra, Serena Williams ngjitje rekord në renditjen e ‘WTA’

Sport

halep ten

Turneu i “Wimbledon” këtë vit risolli në skenë emrat të njohur të tenisit botëror, që prej disa kohësh kishin humbur shkëlqimin e tyre. Tek meshkujt, Novak Djokoviç siguroi titullin e 4-t në karrierë në kompeticionin britanik, çfarë e ngjiti tenistin serb në vendin e 10 të renditjes së “ATP”. Nga ana tjetër, Simona Halep vazhdon të dominojë renditjen botërore për femra. Tenista rumune mbetet e para, e shkëputur me 831 pikë ndaj ndjekëses më të afërt, danezes Caroline Wozniacki. Kjo e fundit zhgënjeu krejtësisht, pasi pavarësisht se vinte si kampione në fuqi, u eleminua që në raundet e para. Është ngjitur në vendin e 3 tenistja amerikane Sloane Stephens, ndërsa në vendin e 4, me plot 6 pozicione të fituara rentiet fituesja e “Wimbledon” këtë vit, Angelique Kerber.

serena wmb
Megjithatë, rikthimi i madh tek femrat është padyshim Serena Williams. Tenistja amerikane, pavarësisht se u mund në finalen e turneut britanik, tashmë renditet e 28-a në botë. 36-vjeçarja e ka arritur këtë duke fituar një numër rekord pozicionesh në renditjen botërore, plot 153 të tillë. Arritja e veteranes në finalen e “Wimbledon” konfirmoi se Serena ende nuk është gati për t’u tërhequr dhe se kërkon të fitojë sërish turne madhorë. Ndërsa, edhe pse diçka e vështirë për t’u arritur, nuk fshihet as synimi për t’u bërë numri 1 i botës, që do të shënonte një tjetër rekord si tenistja më moshën më të vjetër në krye të kësaj renditjeje.