Tenis, Federer vazhdon rrugëtimin drejt titullit të 10 në ‘Halle 2018’

Sport

roger
Roger Federer duket se i është drejtuar titullit të tij të 10 në kompeticionin e Halle në Gjermani, dhe të 99-in në karrierë. Zviceriani arriti të siguronte çerekfinalet e këtij viti, pasi mundi 2-1 me sete francezin Benoit Paire. Numri 49 në renditjen e “ATP”-së në fakt nuk rezultoi të ishte një pengesë e lehtë për Federer. Federer fitoi setin e parë 6-3, por me të njëjtin rezultat iu kundërpërgjigj edhe Paire në setin e dyë. Në setin final u desh “break-point” për të vendosur fituesin e ndeshjes, pasi përfundoi 7-6 me “game”.
Në raundin e ardhshëm, Federer do të përballet me australianin Mathew Ebden.

federer

Ndërkohë që me eleminimin nga ky turne i Alexander Zverev dhe Dominic Thiem, i vetmi kundërshtar që mendohet se mund t’i hapë probleme tenistit zvicerian është Bautista-Agut, që në çerekfinale do të përballet me Kachanov. Rusi 36-vjeçar vjen nga një formë e mirë, pasi në 2 raundet paraardhëse eleminoi pikërisht Zverev dhe Nishikori. Federer para një jave mori vendin e kreut në renditjen e “ATP”-së dhe pikërisht ruajtja e këtij pozicioni sa më gjatë do të jetë prioriteti i zvicerianit. Rivali i tij në këtë garë, Rafael Nadal, vendosi të qëndronte pushim pas “Roland Garros”, duke lënë gjithçka të hapur për në “Wimbeldon”.