Tenis, Federer merr kryesimin e ‘ATP’-së, tek femrat dominon Halep

Sport

roger
Roger Federer është rikthyer të jetë numri 1 në botë për tenisnin e meshkujve. Zviceriani ka zbritur në vend të dytë Rafael Nadal falë fitores që arriti në turneun e Stuttgartit, ku mundi në finale 2-0 me sete Milos Raoniç. Veterani përforcon rekordin e tij si tenisti më i vjetër që ka qëndruar në krye të “ATP”-së, në moshën 36 vjeç e 10 muaj.
Nga ana tjetër, spanjolli Nadal pas fitores në “Roland Garros” deklaroi tërheqjen nga turneu i “Queen’s Open”, çfarë i ka kushtuar edhe fronin në renditjen e “ATP”-së.

simona
Ndërsa vendin e tretë vazhdon ta mbajë gjermani 21-vjeçar Alexander Zverev, i cili ka lënë pas vetes veteranin Juan Martin Del Potro dhe bullgarin Grigor Dimitrov. Sa i përket femrave, aty vazhdon të dominojë Simona Halep. Tenistja rumune arriti të fitontë në “Roland Garros”, titullin e parë “Grand Slam” të karrierës së saj, çfarë ka përforcuar pozitat e saj në krye të renditjes së femrave. Në vend të dytë, por mjaft e shkëputur nga Halep është danezja Caroline Wozniacki, e ndjekur nga Garbine Muguruza dhe Sloane Stephens.