Rafael Nadal është kthyer të jetë numri 1 i tenisit për meshkuj. Spanjolli ndonëse nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga triumfi i tij në “Roland Garros”, ka përfituar nga humbja e Roger Federer në finalen e “Halle 2018”.Tenisti zvicerian u mund 1-2 me sete nga kroati Borna Coric, në një sfidë që parashikohej të ishte e lehtë për Federer. Seti i parë u vendos falë “tie-break”, që shkoi për Coric 7-6. Federer u përgjigj në në setin e dytë 6-3, ndërsa Coric arriti të siguronte titullin e tij të parë madhor me fitoren e setit të tretë 6-2.
Borna Coric u shfaq mjaft i lumtur për këtë triumf, pasi sipas tij vjen kundrejt një prej emrave më të mëdhenj të të historisë të tenisit. 21-vjeçari kroat cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të këtij sporti dhe përgjatë “Halle 2018” dhuroi performanca mbresëlënëse. Për Federer gjërat tashmë do të komplikohen. 50 pikë pas Nadal të vendit të parë në renditjen e “ATP”, zvicerianit i duhet të mbrojë titullin e tij në “Wimbledon”. Ndërsa në turneun tjetër, atë të “Queen’s” ishte një tjetër kroat që arriti të triumfonte. Marin Cilic mposhti në finale Novak Djokoviç 2-1 me sete, në një ndeshje që zgjati plot 3 orë.