Tenis, Federer arrin finalen, ndërsa Nadal mund të mungojë në disa turne

Sport

Roger Federer

Merr fund ëndrra e koreanit Hyeon Chung në Australian-Open. Surpriza e edicionit të këtij sezoni nuk zgjati dot as 62 minuta kundër kampionit Roger Federer. Në gjysmë-finalen mes tyre, Federer fitoi 6-1 setin e parë për vetëm 34 minuta. Në setin e dytë po fitonte gjithashtu 5-2, ndërsa në minutën e 62-të, Chung u tërhoq pas një lëndimi që kishte marrë në shputën e këmbës. 21-vjecari i cili kishte eliminuar Novak Djokovicin pati shpenzuar plot 12 orë në fushë gjatë këtij turneu dhe rezultati do të përkthehet me një ngjitje me disa vende në ranglistën e ATP-ës për të. Nga ana tjetër vëmendja shkon asbsolutisht te Federer. 36-vjecari do të diskutojë finalen e Australian-Open me kroatin Marin Cilic. Kjo është finalja e tij e 30-të në karrierë për sa i përket turneve Grand-Slam dhe mund të jetë e 20-ta herë kur ai fiton, cka do të ishte një arritje historike për zviceranin. Federer synon të barazojë dyshen Djokovic-Emerson që e kanë fituar 6 herë turneun australian, dhe pas 4 vitesh në periudhën 2013-2016-të, pse jo mund t’i rikthehet edhe vendit të parë në ranglistën e ATP-ës. Lajmet për lëndimin e Rafael Nadal i lënë shumë hapësirë këtij rikthimi të Federer. Spanjolli pas lëndimit që pësoi ndaj Cilic, do të qëndrojë larg fushës së tenisit për rreth 3 javë. Mjekët kanë thënë se problemet muskulore mund ta detyrojnë që gjithashtu ai të mos marrë pjesë në disa turne këtë sezon, cka i vë atij në diskutim fronin.