Roger Federer nuk ndalet së fituari. Kampioni zviceran iu rikthye edhe njëherë me sukses fushës së tenisit duke mundur francezin Benoit Paire në turneun e Dubait. Kjo ishte sfida e parë e 35-vjecarit që pasi fitoi Grand Slam-in e 18-të në Australian Open. Federer, i cili sidoqoftë rankohet i 10-ti në listën e ATP-ës, vazhdoi të shfaqë një formë fantastike. Ai e mundi Pairen në vetëm 54 minuta lojë, 6-1, 6-3. Në raundin tjetër do të ketë përballë Mikhail Youzhny-in ose Evgeny Donskoy-in. Federer e ka fituar turneun e Dubait 7-të herë. Sidoqoftë ai nuk ishte prezent sezonin që shkoi për shkak të një lëndimi në gju. “Eshtë fantastike të jem sërish këtu, më kishte marrë malli dhe them se jam riaftësuar plotësisht për ta merituar këtë moment” – tha Federer pas takimit. Interesante ishte se zviceranit iu thyen tre shërbime, por që ai i rikuperoi dhe nuk i la të ktheheshin në pikë për kundërshtarin. Nga takimet e tjera, Gael Monfils mundi pa shumë probleme egjyptianin Mohamed Safwat. Francezi, i 12-ti në renditjen e ATP-ës fitoi 6-4; 6-3 në 81 minuta lojë. Në raundin tjetër ai do të ketë përballë njërin prej dyshes britanike Daniel Evans apo Dustin Brown. Spanjolli Roberto Bautista-Agut ishte gjithashtu fitues në raundin e parë të turneut të Dubait. Ndryshe nga dy kampionët e tjerë, Agut e pati disi të vështirë përballjen me Khachanov. I 16-ti në renditjen e ATP-ës, fitoi 6-1; 7-6, me setin e fundit që u mbyll me “tie-breake”. Në raundin tjetër ai do ketë përballë njërin prej dyshes Mayer-Verdasco.