Tenis, Djokovic triumfon në ‘US Open’, titulli i 14 ‘Grand Slam’

Sport

novak 123

Novak Djokovic është fituesi i ‘US Open’. Tenisti serb ka mposhtur në finale argjentinasin Juan Martin Del Potro, në një sfidë që zgjati tre sete dhe që i solli Djokovic titullin e tij të 14-të ‘Grand Slam’, duke barazuar kështu legjendën Pete Sampras. Gjithashtu, serbi është bërë tenisti i parë mbas Roger Federer që ka fituar 3 ose më shumë tituj në tre Grand Slam të ndryshëm në epokën Open (6 Australia Open, 4 Wimbledon, 3 US Open). Sa i përket sfidës me Del Potron, Djokovic fitoi lehtësisht setin e parë 6-3 pasi i mori kundërshtarit të tij 2 ‘game’ nga shërbimet e tij.

djoko
Seti i dytë ka qenë më i luftuar, me argjentinasin që është dorëzuar vetëm pas ‘tie break’, që u fitua 7-4 nga Djokovic. Seti i tretë është dominuar fillimisht nga Djokovic, i cili ka marrë një avantazh të shpejtë 3-1, por Del Potro ka reaguar duke barazuar lojët në 3-3, por që në fund nuk mjaftoi për ta ndalur Novak Djokovic në rrugën drejt trofeut të ‘US Open’. Për Djokovic, ky ishte triumfi i 2 në turnetë madhorë për këtë vit, pas fitore në ‘ Wimbledon’. Serbi ka fituar edhe 3 pozicione në renditjen e ‘ATP’-ës, duke mbajtur vendin e tretë pas Rafael Nadal e Roger Federer.