Tenis, Djokovic rikthehet fitues në Wimbledon

Sport

novaku

Novak Djokovic ka vendosur hegjemoninë e tij në finalen e Wimbledon, duke mposhtur Kevin Anderson me rezultat 3:0 në sete, pas pak më tepwr se dy ore lojë. E si përfundim e ka fituar kështu këtë trofe për herë të katërt në karrierën e tij, pas sukseseve në vitet 2011, 2014 e 2015. Ky është “Grand Slam”-i i 13-të i fituar në karrierën e tenisit serb, ish-numri 1 në botë, që rikthehet protagonist pas gati dy viteve zhgënjyese, ku nuk kishte fituar asnjë turne. Mesa duket një tregues i rëndësishëm sa i takon suskesit të këtij viti ishte beteja triller e gjysmëfinales me Rafael Nadal, të cilin serbi e fitoi 3:2 me sete pas mbi pesë orësh lojë.

nadal

Nga ana tjetër duket se lodhja e dy ndeshjeve maratonë, në çerekfinale ndaj Federer dhe në gjysmëfinalen prej 6 orësh e 36 minutave ndaj Isner, ndikuan në paraqitjen e Anderson, që në finale u duk i lodhur, sidomos në dy setet e para ku Djokovic fitoi me rezultatin e njëjtë 6-2. Edhe pse në të tretin rivalizoi dhe çoi gjithçka në “tie break”, si përfundim nuk arriti të fitojë, duke u dorëzuar. Për Andersonin, kjo ishte finalja e dytë e humbur e një Grand Slam, pas asaj të US Open 2017, atëherë kur u mposht përballë Rafael Nadal.