Tenis, Djokoviç hyn në histori me fitoren në Cincinnati

Sport

novak 123
Novak Djokoviç ka shkruar historinë e tenisit. Serbi ia doli të mundte në finalen e turneut të Cincinnatit Roger Federer, duke u bërë i pari tenist që triumfon në të 9 turnetë “Master 1000”. Një arritje e jashtëzakonshme kjo për Djokoviç, që tashmë është e sigurt se ka lënë gjurmën e tij në historinë e këtij sporti. Sa i përket finales kundër Federer, tenistit serb i mjaftuan 1 orë e 25 minuta për të triumfuar. Djokoviç fitoi brenda dy seteve, të fituara secilën 6-4 me “game”. Federer tregoi që mosha bën të vetën pasi u shfaq disi i lodhur, e kjo mund të vihej re qartë në disa gabime në situata të thjeshta të lojës.

novak 1

Pas këtij triumfi në Cincinnati, Djokoviç ngjitet me 4 vende në renditjen e përgjithshme të “ATP”-ës, dhe për momentin gjendet i gjashti. Ndërsa kryesimin vijon ta mbajë Rafael Nadal, që nuk ishte pjesë e turneut në fjalë, pasi u shpreh i lodhur nga “Rogers Cup”.  Ndërsa tek femrat, Kiki Berten ka surprizuar teksa mposhti në finale, numrin 1 të botës, Simona Halep. Kjo e fundit fitoi thjeshtësisht setin e parë të sfidës 6-2, dhe u krijua ideja se do të përballeshim më një tjetër triumf të tenistes rumune. Por gjithçka do të ndryshonte në setin e dytë ku Bertens fitoi 7-6 me “tie-break” dhe mbylli sfidën në setin e fundit, të fituar 6-2. Një triumf mjaft i veçantë ky për holandezen Bertens, që fiton për herë të parë në karrierë kundër një numri 1 të botës.