Tenis, Australian-Open, Svitolina mund Kostyuk, vapa e madhe bëhet problem

Sport

gvf

Elina Svitolina i dha fund ëndrrës së 15-vjecares Marta Kostyuk, për të çuar më tej ecurinë surprizë të këtij edicioni të Australian Open. Në një sfidë mes ukrainasesh, Kostyuk kishte shkruar rekordin si tenistja më e re në moshë që arrin raundin e tretë që prej vitit 1997-të. Svitolina e mundi Kostyuk-un për 59 minuta lojë me dy sete nga 6-2. E pyetur se si ndihej nga kjo përvojë, Kostyuk tha me shaka se kishte mundur të merrte leksione falas nga kampione të afirmuara tashmë në arenën botërore. Sfida mes dy ukrainaseve u zhvillua në Melburne Park nën temperaturat e 40 gradë celciusve. Për këtë 23-vjecarja Svitolina tha se ishte disi sfilitëse, por edhe e trishtë që përballej me një patriote si Kostyuk. Ndërkohë momente të vështira nga temperaturat pati në Rod Laver Arena, francezja Alize Cornet. Në përballjen me belgen Elise Mertens, 27-vjec-arja zuri të qajë pas sfilitjes totale që pësoi në fushë. U desht ndërhyrja e stafit mjekësor për ta qetësuar. Cornet e humbi takimin me dy sete 7-5; 6-4, por kritikat e shumta mësynë faqet në rrjetet sociale të Australian Openit. Ndërsa spektatorët e pakët në impiant ishin të gjithë me kapele dhe ujë në duar, në fushë dy tenistet luajtën për rreth 2 orë në 40 gradë. Shtypi sportiv ka kërkuar që eventet të shtyheshin, njëjtë sikruse pati ndodhur në vitin 2014-të, ku pas tre ditësh me radhë nën 40-41 gradë, takimet u shtynë. Të enjten gazetarët në Melburn, raportuan se temperaturat e fushës në sfidën mes Djokovic dhe Monfils, patën shkuar në 69 gradë dhe për këtë organizatorët duhet ta marrin seriozisht në konsideratë opsionin e shtytjes së ndeshjeve nëse temperaturat nuk ulen.