Erik ten Hag (trajner i Ajax): “Nuk jemi neve favoritët. Edhe kundër Benficës na duhet të shfaqim forcën tonë, ashtu sic e bëjmë në cdo ndeshje. Luajtëm mirë dhe morëm besim nga ndeshja përballë Bayern, por e dimë që Benfica është një skuadër e fortë dhe që luan në mënyrë agresive. Them se shanset janë 50 me 50. Nëse do të jemi në një natë të mirë, atëherë kemi mundësi të madhe për të fituar. Di të them se kjo sfidëështë kyc për vazhdimin e aventurës në Champions. Kemi detyrën për të fituar veçanërisht ndeshjet në fushën tonë. E duhet ta bëjmë patjetër edhe përballë portugezëve”.
Hakim Ziyech (lojtar i Ajax): “E dimë që do të përballemi me një ekip të fortë, shumë teknik. Por pres që të tregojmë lojën tonë të vërtetë, duke parë edhe që luajmë në shtëpi dhe aty nuk kemi zhgënjyer asnjëherë. Kemi fituar besim akoma më të madh, pas rezultatit pozitiv që morëm në Mynih kundër Bajernit. Shpresojmë që t’i japim vazhdimësi atij rezultati, duke nisur nga përballja me Benficën. Besojmë shumë që këtë sezon mund të bëjmë gjëra tepër të mira. E pse jo, të fitojmë edhe ndonjë trofe në fund”.