Erik Ten Hag, trajner i Ajaxit: Atmosfera që krijojnë tifozët në të tilla përballje është e jashtëzakonshme. Besoj e keni ndjerë këtë edhe gjatë fazës kualifikuese. Sërish edhe ndaj AEK-ut stadiumi do jetë plot e përplot dhe i falenderojmë fansat për mbështetjen që na japin. Si skuadër jemi rritur. Aktualisht jemi të qetë dhe me besim, por kurrësesi kjo s’do të thotë se vetëm prej këtyre dy aspekteve ne do të mund të fitojmë. Sigurisht kundërshtarët kanë dy mungesa në sulm, por ata janë të fortë si grup. Me gjasa do të rrinë në pritje për të shfrytëzuar kundërsulmet. Do të na duhet të përballemi me këto detaje prandaj na duhet përqendrim maksimal. Dolberg? Ai është rikuperuar nga një lëndim, arsyeja pse nuk luajti me ekipin e moshave në fillim të javës ishte pak e ekzagjeruar, nuk është lënduar prapë, thjesht ka ca telashe të tjera. Nëse s’do ishte riaftësuar s’do ishte këtu me ne, por e theksoj nëse e kam të gatshëm, një talent si ai do ta përfshij gjithmonë në grup.
Mathijs de Ligt, mbrojtës i Ajax-it: Emocionet përpara kësaj sfide janë të jashtëzakonshme. Të tilla përballje në Champions League dikur i shihja vetëm nga tribunat e stadiumit. Mbaj mend një ndeshje të luajtur këtu kundër Barcelonës, ishte ndeshja më e bukur që kam parë në stadium. Arrinim të fitonim 2-1. Të gjitha i mbaj mend, grintën në fushë, entuziazmin te tifozët dhe rezultati tejet domethënës që arritëm në fund. Tani që e provoj si lojtar mund ta them sërish, atmosfera bëhet fantastike këtu në Amsterdam, gjithë ata flamuj, koret por dhe vetë ndeshja të tensionojnë disi. Por e di dhe e ndjej mbështetjen e tifozëve dhe kjo më shtyn të jap maksimumin në fushë. Kështu që kjo përballje do të jetë tejet emocionuese. AEK-u?! Eshtë apo s’është skuadër e fortë kjo për mua s’përbën ndonjë dallim, pasi kompeticioni mbetet i njëjtë dhe përderi sa ata janë në të tilla nivele e ka një arsye.