Telashe për Machester United, dëmtohet lojtari kryesor i skuadrës

Sport

Telashe për trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag. Lojtari kryesor i skuadrës, Marcus Rashford është dëmtuar dhe si pasojë do të jetë jashtë fushave të lojës, për një kohë të papërcaktuar. Anësori i sulmit u lëndua në ndeshjen ndaj Evertonit në kampionat.

Sipas konfirmimit të klubit në kanalin zyrtar, nuk dihet ende me saktësi se sa do të mungojë Rashford, mirëpo në “Old Trafford” janë të shqetësuar, pasi sezoni është në sprintin final dhe skuadrën e presin disa ndeshje të rëndësishme për të luajtur.

Në kampionat, duhet siguruar vendi i 4, ndërsa në FA Cup duhet performuar mirë për të synuar trofeun. Gjithashtu, e rëndësishme është edhe Europa League, aty ku United synon që në fund të ngrejë trofeun.

Në kushte si këto, ndoshta, trajnerit Ten Hag do t’i duhet që t’i përballojë të tilla sfida pa armën më të rrezikshme të organikës së tij.

Rashford është golashënuesi më i mirë i skuadrës në të gjitha kompeticionet përgjatë këtij sezoni futbollistik, me 28 gola në 47 ndeshje të luajtura.

Megjithatë, në një situatë si kjo, vetë Ten Hag është shprehur optimist se britaniku do të kthehet shpejt në fushën e lojës dhe mungesën e tij nuk ka dashur ta bëjë dramatike, por ka thënë se në skuadër më lojtarë të tjerë që mund të shënojnë.