Në prag të fundit të sezonit në ‘Formula 1’ , numri 1 i skuadrës ‘Red Bull’, Christian Horner duket se është dorëzuar përballë Mercedes e Ferrari. Horner duket realist kur thotë se skuderia austriake për momentin është larg dy rivalëve të mëdhenj për titull, dhe tek ‘Red Bull’ kanë filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Problemet me markën Renault, që pas këtij sezoni nuk do furnizojë me skuadrën austriake me motorë, por edhe lajmërimi i parakohshëm i largimit të Daniel Ricciardos nga skuadra, duket se vetëm sa kanë përkeqësuar situatën në brendësi të bokseve të ‘Red Bull’. Nga viti i ardhshëm, me bashkëpunimin me Hondan, Horner synon të krijojë sërish një makinë kompetitive e të denjë për të rivalizuar Mercedesin e Ferrarin.
Sa i përket sezonit aktual, Horner sheh ‘Çmimin e Madh’ të Meksikës si të vetmen garë ku ‘Red Bull’ mund të provojë të marrë një fitore tjetër këtë vit. “Nëse gjërat do të ecin normalisht, mendoj se në Meksiksë është mundësia jonë e fundit ku mund të marrim sërish një fitore apo podium. Është një pistë që na përshtatet dhe shpresoj se mund të arrijmë diçka. Mendoj se Leëis do të dijë ta menaxhojë Mercedesin e tij dhe pse Ferrari është shumë e shpejtë.”
Aktualisht, ‘Red Bull’ gjendet në vendin e tretë në luftën për konstruktorë, me një diferencë prej 141 pikësh nga vendi i dytë që mbahet nga Ferrari. Skuadra austriake këtë sezon numëron vetëm 8 podiume, ndërkohë që Mercdes e Ferrari kanë secila nga 18.