Të pamposhturit! Real Madrid shënon rekordin e ri në historinë e futbollit spanjoll

Sport

realmadrid 550x309

Skuadra e Real Madrid ka shënuar një rekord të ri në Spanjë pas barazimit 3 me 3 me Sevilla për Kupën e Mbretit.

Goli i barazimit i shënuar nga Karim Benzema në minutën e 93-t, ka bërë që ekipi i Zinedine Zidane të numërojë 40 ndeshje të pamposhtur.

Herë e fundit që Real humbi një ndeshje ishte më 6 prill të vitit të kaluar kundër Wolfsburg në çerekfinalet e Champions League, pra 282 ditë më parë.

Më përpara ky rekord mbahej nga Barcelona, me 39 ndeshje të pamposhtur, gjatë sezonit 2015-2016.

Që prej marrjes se ekipit në drejtim nga ish mesfushori i Juventus dhe Real Madrid, Zidane, 44 vjeçari ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klubet dhe Super Kupën e UEFA.