Të paktën deri në derbin e ardhshëm, Manchesteri do të jetë blu. City ka fituar derbin e qytetit me United, me rezultatin 3-1. Që të arrinte tek fitorja, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka përmbysur defiçitin e pjesës së parë, teksa për ekipin mik shënoi Marcus Rashord. Ky ishte finalizimi I pestë I Rashford ndaj Cityt, duke u bërë kështu lojtari I tretë I United që ka realizuar më tepër ndaj rivalëve të qytetit. Më mirë në këtë drejtim kanë bërë vetëm Ëayne Rooney dhe Eric Cantona me nga 8 dhe 7 finalizime secili.
Dy prej golave të Cityt, shënuan nga Phil Foden, I cili me 17 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet, po përjeton sezonin e tij më të mirë me fanellën e kampionëve në fuqi të Anglisë. Madje, pa llogaritur këtu penalltitë, vetëm dy lojtarë të tjerë kanë shënuar më shumë gola sesa Foden në Premier League dhe ata janë Erling Haaland me 22 dhe Ollie Ëatkind me 21. Kjo do të thotë se sulmuesi I Cityt është ngjitur në një nivel elitar dhe sa vjen e po bëhet më I rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.
Si pasojë e kësaj fitoreje, Manchester City është ngjitur në kuotën e 62 pikëve në kampionat, vetëm një më pak sesa Liverpooli kryesues. Thënë këtë, Cityzens janë tërësisht në garë për të fituar titullin e katërt kampion radhazi.
Nga ana tjetër, Manchester United, ka pësuar humbjen e 11 në Premier League për këtë sezon. Si pasojë ekipi I drejtuar nga Erik Ten Hag gjendet në vendin e 6 në kuotën e 44 pikëve, 11 pikë larg zonës së Champions League. Në kushte si këto, duket shume e vështirë që në sezonin që vjen, United të marrë pjesë në kompeticionin më elitar për klube të Europës.