Të gjithë me Xhakën dhe Shaqirin: ‘Shqiponjat’ që mundën Serbinë!

Sport

xhaka shaqiri
Dy futbollistët shqiptarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë ngritur në këmbë tifozët zviceranë dhe ata shqiptarë në mbarë botën, pasi dy yjet e futbollit kanë shënuar dy gola në ndeshjen kundër Serbisë, duke i dhuruar fitoren Zvicrës.

rita ndeshje
Mbas shumë artistësh shqiptarë ku krenohen për arritjen e dyshes Xhaka-Shaqiri, edhe Dua Lipa reagoi plot krenari këtë fitore. Ajo publikoi një foto në instastory ku shfaqen dy futbollistët shqiptare duke bërë shqiponjën me duar dhe këngëtarja ka vendosur disa flamuj të Shqipërisë e Kosovës si dhe disa ikona (emoji) me duar si shqiponjë. Pas Dua Lipa-s, edhe Rita Ora ka dy fjalë për çunat shqiptarë që na bënë krenarë. Kjo e fundit ndoqi të dy çunat në Instagram, por nuk e la me kaq. Ajo ka postuar edhe fotot e dyshes në ‘Insta Story’, ku i uron dhe ju thotë se e bënë krenare. Ndërkaq, edhe të tjerë personazhe shqiptarë si Noizy apo Ledri, kanë ndjekur në Instagram ‘shqiponjat’ e Zvicrës si dhe nuk kanë ngurruar t’i komplimentojnë dhe urojnë për fitoren e tyre.