Të fundit e merkatos…

Sport

merksksks
Merkato e kësaj vere vazhdon të sjellë lëvizje tek skuadrat kryesore evropiane.
Atletico Madrid ka lejuar largimin e Kevin Gameiro drejt rivalëve të Valencias, për një shumë prej rreth 15 milionë eurosh. Largimi i francezit nga “Wanda Metropolitano” i ka hapur rrugë edhe përforcimit më të fundit të “loc colchoneros”. Nikola Kaliniç është larguar nga Milani pas 1 sezoni dhe do të jetë pjesë e Atletico Madrid për 18 milionë euro. Kurse Sevilla aludohet të ketë zgjedhur Mitchy Batshuayi si njeriun që do të udhëheqë majën e sulmit tek andaluzianët. Transferimi mund të realizohet si huazim nga Chelsea me të drejtë blerje.
“Blutë” e Londrës ndërkohë kanë arritur akordin me Real Madrid për huazimin e kroatit Mateo Kovaçiç. Të paktën e përditëshmja spanjolle “Marca” e bën thuajse të sigurt kalimin e 24-vjeçarit në “Stamford Bridge”.
Në Gjermani, Jerome Boateng përflitet se ka vendosur të largohet nga Bayern Munchen këtë sezon. Mbrojtësi shtatlartë thuhet të ketë refuzuar nja kalim tek Manchester United, pasi është më i tërhequr nga ideja e transferimit tek PSG në Francë.
Në Itali, Inter vazhdon të punojë për përforcimin e skuadrë. Zikaltrit mendohet të ketë arritur një akord verbal për Keita Balde të Monacos, si njeriu që do të zëvendësojë Candrevan, që pas paraqitjeve të dobëta sezonin e kaluar, nuk ka më besimin e dikurshëm.