Taulant Xhaka rikthehet menjëherë të lërë shenjë me Bazel

Sport

taulanti
Rikthim i Taulant Xhakës si titullar në kampionat me Bazelin dhe menjëherë mesfushori shqiptar ka lënë shenjën e tij. Në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Superligës zvicerane kundër Zurich, Xhaka ishte autor i asistit të golit të vetëm të realizuar nga nënkampionët, por që nuk solli më shumë se një barazim 1-1. Mesfushori dhuroi pasimin e fundit për Campos, i cili me një diagonale mposhti portierin për avantazhin që zgjatin deri në minutën e 77-të të ndeshjes, sepse më pas Zurich barazoi shifrat. Praktikisht ishte një derbi për Xhakën dhe Albian Ajetin, përderisa në fushë zbritën edhe katër lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare, në radhët e Zurich.

xhaka basel

Bëhej fjalë për Tom Domgjoni, Mirlind Kryeziu, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli, me dy të fundit që janë pjesë e përfaqësueses kosovare. Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara deri tani në këtë kampionat zviceran, si Bazeli edhe Zyrihu kanë siguruar nga tetë pikë secila, duke mbajtur vendin e dytë, plot 7 pikë më pak sesa Young Boysi kryesues që fitoi 5-2 ndaj Njushatel Xamax. Sa i takon ndeshjeve të tjera, Luzern mposhti 1-0 St. Gallenin në transfertë, ku golin e vetëm e shënoi mesfushori që luan me Kosovën, Idriz Voca. Ishte fitorja e dytë për skuadrën e Luzern, që numëron 6 pikë pas 5 javësh. Kurse Grasshopersi mundi 2-1 Sionin, por as Bujar Lika nga njëra anë e as Emir Lenjani nga tjetra nuk zbritën në fushë.