Dukej se Taulant Xhaka ishte rikthyer në formën e tij më të mirë me Bazelin, aq sa rifitoi edhe vendin në Kombëtaren e Panuccit. Mirëpo loja e tij luftarake ka bërë që mesfushori të paraprijë rikthimin e tij në përfaqësuese, me një karton të kuq, që ndoshta ishte paksa i tepruar. Në takimin mes Bazelit dhe Thunit, Xhaka u përjashtua nga loja prej gjyqtarit kryesor, duke lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak në minutën e fundit të pjesës së parë. 27-vjeçari i njohur për karakterin e vështirë, është detyruar që të larohet nga fusha pas dy kartonëve të verdhë, duke e lënë kështu Baselin me 10 lojtarë, edhe pse kishte edhe një pjesë tjetër për të luajtur.
Ky karton, ka bërë që Xhaka të përfshihet në formacionin më të keq të javës në kampionatin zviceran, përkrah dy lojtarëve të tjerë me origjinë shqiptare si Kasami i Sionit, apo Xhemajli i Ksamaksit. Sa i takon ndeshjes, Thun gjeti i pari avantazhin me golin e minutës së 29’. Megjithatë nuk zgjati shumë dhe vendasit shënuan golin e barazimit me anë të Fabian Frei, pas një asisti të Albin Ajetit. Kaq u mbyll fraksioni i parë, teksa i dyti ishte paksa i tensionuar, me shumë kartona të verdhë, me skuadrat në kërkim të golit të fitores, që si përfundim mungoi. Pas 5 ndeshjeve të luajtura deri tani, Bazel umëron dy fitore dhe tre barazime, që i kanë sjellë 9 pikë, duke u pozicionuar në vendin e tretë të renditjes.