Me rritjen e temperaturave shumë prej nesh i janë drejtuar plazhit për të kaluar fundjavat e nxehta. Ndërkohë që shumë të tjerë ende nuk i kanë nisur pushimet. Por ka edhe nga ata që jo vetëm kanë filluar të pushojnë, por ndodhen në ambiente që duken si “parajsë”.
Futbollisti i kombëtares shqiptare Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij Arbnora kanë kanë zgjedhur Balin për të kaluar disa ditë relaksi. Taulanti ka postuar vazhdimisht foto në rrjetet sociale duke na treguar edhe neve disa pamje fantastike të vendit ku është duke pushuar.