Taulant Xhaka feston ditëlindjen, Graniti e uron me dedikimin e veçantë!

Sport

taulant granit
Taulant dhe Granit Xhaka janë dy futbollistë shqiptarë, që kanë lindur në Zvicër dhe janë të njohur ndërkombëtarisht për talentin e tyre. Edhe pse shpesh janë kundërshtarë në fushë, ato kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ditën e sotme, Taulanti feston ditëlindjen e tij të 28-të dhe Graniti ka menduar ta urojë në mënyrën klasike, nëpërmjet një postimi në instagram. Ai publikoi një foto, ku vëllezërit duken pranë njëri-tjetrit në aeroplan duke fjetur gjumë.

“Për ty sot është një ditë shumë e veçantë, prandaj së bashku me gëzimin dhe gjithë rëndësinë e kësaj dite të veçantë për ty dhe gjithashtu për mua dhe të gjithë ata që të duan dhe ti i do! Të dëshiroj gjithë lumturinë e kësaj bote. Të uroj suksese të mëdha në të ardhmen, vullnet në punë/mësime. Të uroj fat në të gjitha sferat e jetës dhe më së shumti të uroj harmoni dhe lumturi me të gjithë ata persona që janë pjesë e jetës tënde. Urimen ditëlindjen vëllau im”, ka shkruar Graniti.