Tare s´ka ndërmend të dorëzohet: Ja si po e përjetoj situatën! Serie A duhet…

Sport

Në pritje për të kuptuar se kur Seria A do të rizbresë në fushë, Lacio përmes drejtorit sportiv Igli Tare ka theksuar pozicionin e vet në një prononcim për gjermanët e “Sport1.de”. “Sezoni duhet dërguar në fund. Kampionati duhet të vazhdojë, edhe për të respektuar të gjithë tifozët. Nuk është ende koha e duhur për të vendosur anulimin e kampionatit. Numri i personave të infektuar po vjen drejt uljes dhe ndërprerja e kampionatit do të ishte e padrejtë”, ka thënë fillimisht Tare. Për drejtuesin bardhekaltër, impakti i një ndërprerje të mundshme të sezonit që tani, do të ishte i tmerrshëm edhe sa i takon llogarive të klubeve. E kështu do të rrezikonte të dërgonte në faliment sistemin e futbollit. “Ndalimi në këtë pikë, për futbollin italian do të ishte një shkatërrim. Do të përpiqemi me të gjitha forcat tona që kjo të mos ndodhë. Në Serinë A, më shumë se 75% e klubeve financon buxhetin e vet përmes të drejtave televizive. Nëse këto të ardhura nuk vijnë, atëherë do të kishte kolaps”, paralajmëroi drejtuesi, sa i takon skenarit që mund të ndodhë.
Gjithsesi, në kampin e Lacios, lojtarët duket se janë gati të kthehen në fushë. “Do të donim të ktheheshim në normalitet. Të nisim stërvitjen. Lojtarët nuk presin gjë tjetër. Bisedoj me ta thuajse çdo ditë. Duhet të rigjejnë dalëngadalë formën dhe të dalin nga ku moment horror, sa më shpejt të jetë e mundshme”, vijoi Tare.
ASPEKTI PERSONAL
“Situata në Itali është katastrofike, por për fat në familje jemi të gjithë mirë. Askush nga neve nuk është ndjerë keq sa i takon shëndetit. Dhe nuk njoh askënd që është infektuar megjithëse kam miq që kanë humbur prindërit. Por nuk të vjen mirë të shohësh kampiona ushtarakë, duke marrë viktimat. Jemi njësoj si në luftë. Në shtëpinë tonë respektojmë, gjithsesi, karantinën. Dalim vetëm për të bërë pazar, apo për të shkuar në farmaci. nëse përpara ndiqnim lajmet për të marë vesh më shumë, tani i shmangim. Dua të shpërqendroj fëmijët, prandaj stërvitem me ata, në mënyrë që t’i mbaj të zënë me dicka e të mos mendojnë për atë që po ndodh. Por shpejt duhet të jemi të aftë për të rinisur jetën. Megjithëse ndoshta nuk do të jetë më njësoj. Kemi respekt për ata që çdo ditë luftojnë me këtë të keqe, por mezi presim edhe të kthehemi të jetojmë. Unë kam një karakter të fortë, por do të kisha vuajtur shumë nëse shëndeti i të afërmve të mi do të ishte prekur. Falë Zotit, nuk ndodhi. Për fat, këtu në Romë nuk është gjendje aq kritike sa në veri. E ardhmja ime? Roma është bërë shtëpia ime e dytë. Këtu ndihem mirë, ndonëse ndjek me kënaqësi edhe Bundesligën e Gjermanisë, ku jetuar për një periudhë. Ku i dihet…”, përfundoi Tare.