Tare: Ja pse i thashë jo Maldinit dhe Boban…

Sport

Ishte fare afër një emri të madh në futbollin italian e jo vetëm, sic është Milani. Mirëpo si përfundim, Igli Tare mori vendimin për të vazhduar detyrën e tij në rolin e drejtorit sportiv të Lacios, fituese të Kupës së Italisë. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shpjeguar për mediat përtej Adriatikut arsyet pse refuzoi ofertën kuqezi. “E pranoj që ishte nder që Boban e Maldini u interesuan për mua. Bëhet fjalë për dy personalitete që i kam vlerësuar shumë si kundërshtarë në fushë dhe tani ne rolin që kanë si drejtues. Pata mundësinë të bisedoj me të dy dhe e kuptova se Milani është jeta e tyre. E pranuan refuzimin tim me respekt të madh, pasi e dinin që për mua do të kishte qenë shumë e vështirë të hidhja një hap të tillë. Por do të thoja se nuk mendoj që refuzimi ndaj Milanit do ta kushtëzojë karrierën time.

ALL’OLIMPICO VIGILIA DI JUVENTUS LAZIO FINALE DI TIM CUP
IGLI TARE
(tedeschi(

Thjesht nuk ekzistonin kushtet e duhura për të shkuar aty. Fundja kam 15 vjet te Lazio dhe qëndrimi ishte një akt dashurie kundrejt këtij klubi”, kanë rrëfimi i Tares. Ndër të tjera, drejtori sportiv bardhekaltër ka folur edhe për të ardhmen e Milinkovic-Savic, një prej lojtarëve më të kërkuar në skuadrën e Lacios. Tare ka pranuar se e ka të vështirë të thotë nëse serbi do të vazhdojë të luajë me fanelën bardhekaltër, megjithëse së fundi ka rinovuar kontratën. Ai ka thënë gjithsesi që vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e parefuzueshme, do të merret në konsideratë nga ana e tij dhe e presidentit lacial, Claudio Lotito. Ndërsa në lidhje me objektivat që ka Lacio në sezonin e ri, Tare ka pohuar se primare do të jetë arritja në zonën e Champions League, çka nuk është një mision i pamundur nëse do të vijohet me përforcimet e duhura të skuadrës ekzistuese.