Mesfushori i Kombëtares shqiptare U-21, Lindon Selahi ka ndryshuar skuadër. Mesfushori ishte pjesë e Standart Liege në Belgjikë dhe përfunduar kontratën e tij me klubin belg. 20 vjeçari ka firmosur kontratën e re me Tëenten me parametra 0, për dy sezone dhe një opsion për një vit të tretë. Një hap i hap në karrierën për mesfushorin e talentuar pasi pritet të ketë më shumë hapësira. Selahi i cili luan si mesfushor-mbrojtës dhe përshkruhet me cilësitë për t’u bërë një lojtar i madh, aktualisht është i grumbulluar me komëbtaren U-21 për ndeshjen e programuar për t’u luajtur ndaj Turqisë e më pas për dy miqësoret kundër Uellsit.
Selahi ka lindur në Belgjikë, por gjithashtu ka shtetësi shqiptare. Ai është i kënaqur me lëvizjen dhe zgjedhjen e tij për të luajtur me FC Tëente: “Ky është një klub i madh me një histori të pasur dhe një stadium të madh. Për më tepër, tani është kthyer në nivelin më të lartë në Holandë. Mezi pres të luaj me këtë ekip”, u shpreh lojtari.
Ndërkohë te Standard Liezh gjatë sezonit të ardhshëm do të luajë gjithsesi një shqiptar. Bëhet fjalë për Mërgim Vojvodën, pjesëtarin e Kombëtares kosovare, i cili kaloi nga Moskron tek gjigantët e futbollit belg. Mbrojtësi kosovar i krahut të djathtë, me menaxher ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare Adrian Aliaj, ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare dhe do të mbajë numrin 27 në fanelë.