Takim kokë më kokë mes Zidane dhe “fiksimit” të tij

Sport

Paul Pogba do të transferohet te Real Madridi. Ky është lajmi që qarkullon prej kohësh nëpër mediat ndërkombëtare, përderisa vetë mesfushori francez ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United. E nuk përjashtohet që merkatoja e janarit të jetë momenti i bashkimit të kampionit të botës, me klubin spanjoll të “Los Blancos”. Së fundmi raportohet se ka pasur një takim kokë më kokë midis Pogbasë dhe trajnerit të Realit, Zinedine Zidane. Mësohet se trajneri francez gjendet në qytetin arab pasi që po merr pjesë në një konferencë për inteligjencën artificiale, kurse bashkëkombësi i tij ka udhëtuar atje për ta vazhduar procesin rikuperues nga lëndimi i kyçit të këmbës. Gjë që do ta lërë jashtë për superfidën e radhës në Premier League kundër Liverpolit.


Konrektisht,  një gazetë britanike  i ka kapur mat të dy francezët gjatë një bisede që kanë pasur këto ditë në Dubai. Ky takim ka shtuar akoma edhe më shumë spekulimet se Reali do të jetë destinacioni i ri për Paul Pogba. Faktikisht, marrëveshja dështoi verën e shkuar dhe tashmë Reali, është gati të rikthehet dhe të rrëmbejë një nga mesfushorët më të talentuar. Ndërkohë, trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer,ka reaguar duke thënë se ai nuk e sheh si problematik takimin mes mesfushorit të tij Paul Pogbas dhe trajnerit të Real Madridit. Teksa ka dashur të theksojë se francezi, që ka edhe 2 vjet kontratë, do të vazhdojë të jetë pjesë e “Djajve të kuq”. Diçka kjo që gjithsesi mbetet për t’u parë…