Vazhdojnë të vijnë lajme aspak të mira për Christian Panucci dhe Kombëtaren, para sfidave zyratare të Ligës së Kombeve. Odise Roshi, një nga mesfushorët më të mirë të ekipit kombëtar, ka pësuar një dëmtim të rëndë, në ndeshjen që Ahkmat Gorzny luajti kundër Rubin Kazan në kampionatin rus të futbollit. Lajmet e deritanishme nuk janë fare të mira, pasi dyshohet se fieraku ka dëmtim në ligamente, kështu rrezikon t’i shtohet listës së lojtarëve që do të mungojnë për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve. Por një alternativë e mirë për të zëvendësuar Roshin mund të jetë thirrja e një lojtari që po shkëlqen në Slloveni. Bëhet fjalë për Francesco Tahiraj, i rritur në akademinë sportive të Juventus, por që aktualisht është pjesë e Aluminij në Ligën e Parë të futbollit slloven.
Së fundi, ai madje ka shënuar një dygolësh me skuadrën e tij në kampionat ndaj Rudar. Mesfushori i talentuar i ka të gjitha cilësitë për t’u marrë parasysh nga trajneri i Kombëtares, Christian Panuci. Për më tepër, Tahiraj luan në të njëjtin krah si Roshi. E nëse për fierakun do të konfirmohet dëmtimi, paraqitjet e fundit të Tahirajt mund të jenë shtysë për ta bindur Panuccin që t’i japë shansin. Më herët ai ka luajtur edhe për ekipet e moshave U-17 dhe U-19 të kombëtares, megjithëse vendlindja e tij është Torino. Tahiraj është 21-vjeç dhe luan me skuadrën e Aluminij luan prej tre sezonesh, duke shënuar edhe 12 gola në total. Vetëm këtë sezon në 4 ndeshje kampionati ka shënuar 2 herë.