Aventura e Mario Gotzes te Bayerni i Munich-ut duket të jetë drejt fundit. Sikurse raporton The Sun, Carlo Ancelotti u ka bërë me dije drejtuesve të Chelsea-it se ata mund t’i marrin shërbimet e gjermanit nëse paguajnë 35 milionë paundë. Së fundmi kampioni i Botës me Gjermaninë, nuk ka pasur një sezon të kënaqshëm me bavarezët dhe me sa duket ka kërkuar largimin nga Alianz Arena. Prej kohësh ai përflitet se nuk bën pjesë në planet e Ancelottit dhe kjo i ka nxitur klubet e mëdha sikurse Chelsea apo Liverpool të kenë vëmendjen te ai. Në angli thuhet se marrëdhënia me Jurgen Klopp mund të nxjerrë në avantazh “Reds”-at, por sipas The Sun, Ancelotti i ka hapur derën Chelsea-it. Po sipas The Sun, Blutë e Londrës thuhet se do të shpenzojnë këtë verë plot 100 milionë paundë edhe pse skuadra e tyre nuk do të luajë në Kupat e Evropës. Gotze, ai i cili shënoi dhe golin e triumfit gjerman në Brazil 2014-të, ka luajtur vetëm 20 ndeshje këtë sezon ku më së shumti ka qëndruar jashtë për shkak lëndimesh muskulore. Ai ka edhe një vit kontratë me Bayernin dhe packa kësaj gjendje shërbimet e tij vlerësohen rreth 40 milionë euro.