Superliga turke, ndalen klubet e mëdha të Stambollit, Kasimpasa mbetet në krye

Sport

kasim
Java e katërt e kampionatit turk pa plot rezultate të befta, teksa surpriza e këtij sezoni Kasimpasa regjistroi fitoren e katërt radhazi. Të shtunën, Galatasaray dhe Fenerbahce vuajtën humbje tejet zhgënjyese duke vënë seriozisht në pikëpyetje ecurinë e këtij fillim-sezoni. Në përballjen Fenerbahce-Kayserispor skuadra e Philip Cocus u përmbys 2-3. Si fillim vendasit ishin në avantazh 1-0 me gol të realizuar nga Ayew, por në pjesën e dytë u barazuan nga Mensah. Fillë Slimani dha shenjat e një reagimi, por autogoli i Martin Skrtel ndezi jashtë-mase lojën. Me shifrat 2-2 Kayserispor provoi dhe gjeti edhe golin e tretë. Chery shënoi për miqtë, ndërsa këta të fundit e mbyllën sfidën me 10 lojtarë. Por humbje edhe më të thellë regjistroi Galatasaray. Skuadra e Fatih Terim u shpartallua 4-0 nga Trabzonspor. Dy gola të shpejtë të Onazit dhe Nwakaemas bënë që Galata të humbasë qetësinë dhe ta gjente veten me 10 lojtarë.

kasimpasa

Belhanda u ndëshkua me të kuq dhe më pas Trabzonspor pati mundësi të shënojë edhe dy herë, ku goli i katërt kishte për autorësi Ekubanin, ish-sulmuesin e Partizanit. Të dielën radhën për të zhgënjyer e kishte Besiktasi. Në transfertën me Bursaspor, Ryan Babel nuk mjaftoi. Holandezi shënoi në minutën e 51-të, ndërsa grupi i Senol Gunes nuk arriti ta mbrojë rezultatin Sakho realizoi për Bursasporin duke i ndalur bardhezinjtë në mes të tabelës. Nga kjo tablo, Kasimpasa e Kemal Ozdes përfitoi jashtë mase duke fituar 2-1 ndaj Ankaragucu. Vendasit arritën fitoren e katërt radhazi falë golave të Diagne dhe Trezeguet dhe tashmë kryesojnë kampionatin me 12 pikë, 3 më shumë se sa Galatasaray i vendit të dytë. Por ky kryesim do të diskutohet në ndeshjen direkte që do të kenë të dyja skuadrat e Stambollit javën e ardhshme, çka premton për plot spektakël.