Superkupa e Europës nuk do të jetë më si më parë, UEFA ndryshon rregulloren e finales

Sport

Finalja e Superkupës së Europës nuk do të jetë më si më parë. UEFA ka ndryshuar rregulloren. Nuk do të ketë më kohë shtesë. Pra, nëse ndeshja mbyllet në barazim brenda 90 minutëshit, atëherë skuadrat do t’i drejtohen menjëherë pikës së penalltive.

Në edicionin e ri futbollistik, Superkampioni i Europës do të përcaktohet në tokën greke. Finalja do të luhet në 16 Gusht, në Athinë, aty ku Manchester City dhe Sevilla do të përplasin forcat.

Pasi triumfuan në Champions League, anglezët do të tentojnë të fitojnë trofeun e tyre të dytë europian, ndërsa nga ana tjetër, Sevilla, 7 herë kampione e Europa League, në 7 finale të luajtura, në Athinë do të provojë të ndryshjojë fatin në Superkupën e Europës.

Në 6 finalet e tyre të mëparshme, ata kanë arritur të triumfojnë vetëm një herë, teksa përpara i pret një mission i vështirë, duke qenë se do të luajnë ndaj Cityt.

Pasi për një kohë të gjatë, shtëpia e finales së Superkupës, ishte Monaco, që pas 2013-tës, Stadio “Georgios Karaiskakis” në Athinë, do të jetë impianti i 11-të që mirëpret këtë trofe kaq të rëndësishëm.