Superkupa e Europës, kuriozitete para sfidës Real-Atletico

Sport

atletico
Sic ndodhi me finalet e Champions League të viteve 2014 e 2016, Real Madrid dhe Atletico Madrid do të jenë të mërkurën (ora 21:00, ekskluzivisht në TS1 HD) protagoniste të Superkupës së parë të Evropës, që zhvillohet mes ekipeve të të njëjtit qytet. Saktësisht do të jetë finalja e pestë që vendos përballë dy skuadra nga Madridi, ndërsa Milano, Londra, Bukureshti dhe Sevija kanë vetëm nga një precedent. Nga ana tjetër, do të jetë edicioni i shtatë mes ekipeve të të njëjtit shtet. Konkretisht bëhet fjalë për duelin e pestë spanjollë, pas Barcelona-Sevija më 2006-n dhe 2015-n, si dhe Real Madrid-Sevija të 2014-s dhe 2016-s.

atletico2
Në Talin, Reali mund të barazojë 5 trofetë e Superkupës të fituar deri më tani vetëm nga Barcelona dhe Milani. Për më tepër do të bëhej edhe skuadra e parë që e fiton një trofe të tillë kontinental për herën e tretë radhazi. Nga ana tjetër, Atletico do të kërkojë të fitojë për të tretën herë, ndërkohë që në dy pjesëmarrjet e mëparshme e ka fituar po aq herë: në 2010-n, 2-0 kundër Interit dhe në 2012-n, 4-1 ndaj Chelsea. Pra, do të synojë të zbatojë proverbën “nuk ka 2 pa 3”. Madje kurioz është fakti se në të dy precedentët, “rojoblancos” që vinin si fitues të Europa League, kanë mundur fituesit e Champions League.

atletico3
Skuadra e Simone dëshiron të thyejë hegjemoninë e skuadrës dominuese të Champions në Superkupën evropiane, që gjatë 5 edicioneve të fundit ka qenë gjithmonë në duart e kampionëve të Europës. Pikërisht që prej 2012, asnjë fitues i Ligës së Evropës nuk ka mundur të bëjë të vetin trofeun e parë të sezonit. Statistikat thonë se deri në vitin 1999, palmaresi numëron një ndarje të barabartë prej 12 fitoresh të skuadrës fitues të Kupës së Kampionëve dhe Kupës UEFA. Më tej, trendi ka ndryshuar, pasi 11 herë është fituar nga mbajtësit e Champions League dhe 7 nga ata të Europa League.