Sfidat e Champions Leagues, që dhuruan dy rezultate të ndryshme për Interin e Juventusit, tashmë do t’i lënë vendin përplasjes direkte të fundjavës. I ashtuquajturi “Derbi i Italisë” nuk është kurrë një ndeshje e zakonshme. Aq më tepër tani, kur gjenden të dyja në krye të renditjes së Serisë A, megjithëse janë zikaltërit 2 pikë përpara. Do të jetë përballja e parë e Antonio Contes kundër Juves. Por ndërkaq, një “ish” i të dyja skuadrave, si Christian Vieri ka analizuar superfidën e shumëpritur: “Kam bindjen që në stadiumin ‘Meazza’ do të jetë një spektakël i vërtetë. Do ta shohë e gjithë bota. Jo më kot stadiumi do të jetë plot dhe atmosfera pritet të jetë nga ato uniket, sic di të dhurojë vetëm një Inter-Juventus”, ka thënë fillimisht Vieri.
Duke folur për të dyja skuadrat, ish-sulmuesi është shprehur që në fushë do të zbresë një Juventus i nivelit evropian, përballë një Interi që po rikuperon shpejt terren, sa i takon sfidave në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, paraqitja e bërë në Camp Nou të paktën për një orë, tregoi se zikaltërit gjenden në rrugën e duhur dhe se Conte po bën detyrën më së miri.
Ndësa sa i takon reparteve sulmues të Interit e Juves, Vieri ka vlerësuar së pari Cristiano Ronaldon, të cilin e ka konsideruar përbindësh pasi ka shënuar më shumë se 600 gola në karrierë. Teksa ka edhe një menatalitet, dëshirë dhe oreks fitoresh, ende për t’u pasur zili. Por Higuain është i fortë, aq sa unë e konsideroj si një nga 5 sulmuesit më të mirë. Nga ana tjetër, sipas Vierit, Lukaku është tepër themelor për këtë Inter. Megjithëse mund të shënojë më pak, ai luan edhe për suadrën. Për këtë arsye e sheh si unik në llojin e vet. Sipas Bobos, belgu është lojtari që i duhej Interit. Ish-sulmuesi i Juventusit, Interit s’ka harruar as Lautaro Martinez, për të cilin mendon se goli i Barcelonës do t’i japë më tepër zemër dhe se do të jetë një rrezik i madh për Juventusin.