Bekim Balaj ka gjetur skuadër. Shkodrani i larguar nga Akhamt Grozni do të vijojë të luajë në kampionatin austriak me skuadrën e Sturm Grac. Shkodrani ka firmosë për 2 vjet, me opsion rinovimi. Klubi austriak ka përfituar nga fakti që sulmuesi ishte lojtar i lirë, duke e marrë me parametër zero. Vetë Balaj ka shprehur edhe fjalët e para si lojtari i Shturmit: “Vij në një klub me traditë dhe fansa të zjarrtë. E rënësishme është të integrohem sa më shpejt, në mënyrë që të ndihmoj skuadrën menjëherë në impenjimet që e presin”.Balaj, ndryshe nga Odise Roshi dhe Bernanrd Berisha, nuk rinovoi kontratën e tij me Akhmat Grozni në Rusi, ku u aktivizu për 3 vjet. Ndërkohë që pas një periudhe qetësie, ai ka gjetur akordin me një nga skuadrat më të njohura në Austri, teksa udhëtoi në fshetësi totale të enjten drejt Gracit, për të kryer vizitat mjekësore. Iu desh një kohë e shkurtër për të kaluar me sukses të gjitha testet, në mënyrë që më pas të hidhte firmën në kontratën që do ta lidhë për të paktën dy sezonet e ardhshëm me austriakët që marrin pjesë edhe në Europa League.
Gjatë aventurës në Rusi, Balaj është shoqëruar nga problemet e shpeshta fizike duke mos e lejuar të shfaqë potencialin e plotë, megjithatë sulmuesi kur është aktivizuar ka bërë mirë. Gjatë karrierës së tij sulmuesi është aktivizuar edhe në shumë kampionate të tjerë europianë si Turqia, Kroacia, Polonia dhe Çekia. Ndërsa Austria është stacioni i tij më i ri.