Sulmuesi i Kombëtares, Shkëlzen Gashi ka braktisur ekipin e Shqipërisë për shkak të një dëmtimi.
Sulmuesi i Colorado Rapids nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në minutat e mbetura ndaj Maqedonas, e cila do të luhet në orën 14:00.
Ai u zëvendësua në pjesën e dytë nga Leidan Memushaj, dhe mesa duket zëvendësimi i tij ka qenë i detyruar.
“Faleminderit për mesazhet tuaja. Për fat të keq unë jam lënduar dhe për këtë po udhëtoj për Vizita të mëtejshme Mjekësore. Uroj shumë fat shokëve të mi!”, ka shkruar Gashi.