Bota e futbollit në përkrahje të Vinicius Junior, pas sulmeve raciste ndaj këtij të fundit. Në ndeshjen e javës së 35-të të kampionatit, që Real Madrid luajti në ndaj Valencias, të humbur me rezultatin 1-0 në Mestalla, braziliani u bë pjesë e koreve raciste të tifozëve nga shkallët e stadiumit. Si pasojë e protestave nga ana e tij, lojtari u ndëshkua edhe me karton të kuq në minutën e 97-të.
Në fakt, ky nuk është rasti I parë, por është më I freskëti që sulmuesi I Real Madrid përballet me një incident të tillë këtë edicion futbollistik në Spanjë.
Menjëherë pas përfundimit të sfidës, Vinicius u përball me një përkrahje të madhe në rrjet, teksa shokët e skuadrës, apo edhe trajneri Carlo Ançelotti, e mbrojtën, duke u bërë thirrje La Ligas që të marrë masa në lidhje me një incident të tillë.
Mirëpo, rasti I Vinicius, ka marrë përpasa edhe më të mëdha sesa Spanja. Ronaldo Nazario, apo legjenda e futbollit, e njohur me nofkën si “fenomeni” ka dalë në mbrojtje të patriotit të tij. Gjithashtu, edhe lojtarë të PSG, si Neymar, apo edhe Mbappe kanë shpërndarë mesazhe sensibilizuese për djaloshin e Real Madrid.
Më tej, Gary Lineker ka shkruar se edhe një herë tjetër, personi I vetëm që është ndëshkuar në këtë mes, është pikërisht ai ndaj të cili abuzohet me racizmin.
Një rast I tillë, sa që vjen e bëhet më problematik në stadiumet spanjolle, nuk I ka shpëtuar as presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, I cili mes rreshtave ka shprehur solidaritetin e tij për Vinicius. “Në futboll, apo në shoqëri, nuk ka vend për racizëm. Për këtë arsye, FIFA është në përkrahje të të gjithë lojtarëve që vuajnë nga të tilla incidente”, ka thënë numri një I qeverisë së futbollit.