Suarez mund t’i nënshtrohet operacionit në gju…

Sport

suarez

Lajme aspak të mira vijnë nga Barcelona, që rrezikon të mos ketë deri në fund të sezonit sulmuesin uruguajan Luis Suarez, i dëmtuar dy javë më parë në gju. Suarez vijon me ritëm të plotë terapinë nën kujdesin e stafit mjekësor, por mediat spanjolle deklarojnë se gjendja e sulmuesit 31-vjeçar nuk ka asnjë përmirësim. Për këtë arsye, në horizont duket operacioni në gju, hipotezë që orët e fundit po merr gjithnjë e më shumë formë. Siç bëhet e ditur së fundmi, blaugranat do të presin edhe disa ditë për të parë rendimentin e lojtarit dhe nëse do ketë përmirësime të mëtejshme, në mënyrë që më pas të merret një vendim final për dëmtimin në gju të uruguaianit.

c9rcrj47mgcdkb9cwrvn

Në rast se gjendja nuk do të sjellë ndryshime të mëdha, atëherë ndërhyrja kirurgjikale duket të jetë e paevitueshme. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për skuadrën kampione të Spanjës, që do të humbiste një nga pikat kyçe të skuadrës për thuajse gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Kjo do ta vinte në lëvizje klubin katalanas gjatë merkatos së janarit, për të gjetur një zëvendësues të denjë të Suarez. Për momentin, të rinjtë si Dembele apo El Haddadi, që janë pjesë e skuadrës së Valverdes nuk garantojnë sigurinë e duhur, sidomos kur merret parasysh fakti se skuadra do të ketë kundërshtarë më të fortë në fazën me eleminim direkt në Champions League.