Strategjia e Erik ten Hag po jep një efekt të jashtëzakonshëm në krye të Manchester United

Sport

Strategjia e Erik ten Hag po jep një efekt të jashtëzakonshëm në krye të Manchester United. Menjëherë sapo fituan titullin e Carabao Cup, tekniku bëri thirrje që skuadra nuk duhet të ndalet me kaq, por të synojë tituj të tjera.

E mesa duket, lojtarët, e kanë kuptuar qartë mesazhin e trajnerit të tyre. Të mërkurën mbrëma, Manchester United siguroi biletën në çerekfinale të FA Cup, duke mposhtur në raundin e 1/8-tave skuadrën e Ëest Ham United në “Old Trafford” me shifrat 3-1. Madje, djajtë e bënë një gjë të tillë, duke e përmbysur rezltatin.

Ngjarjet më të rëndësishme të sfidës u zhvilluan në pjesën e dytë, teksa Benrahma kaloi miqtë në avantazhm, por në të 77-tën, Aguerd realizoi autogol në portën e tij duke kthyer ekipin e United në lojë. Të besuarit e Ten Hag beson se mund të kualifikoheshin brenda 90 minutave dhe kësht ndodhi.

Në të 90-tën, Garnacho shënoi golin e epërsisë, ndërsa në të 5-tën minutë të shtesës, Fred realizoi edhe të 3-tin, duke siguruar biletën drejt fazës çerekfinale për skuadrën e tij, atje ku United do përballet me Fulham.

Për të kuptuar efektin që Ten Hag i ka dhënë skuadrës, mjafton të përmendim këtu faktin që në 40 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon, Manchester United ka arritur të fitojë 30 prej tyre. Ka ndodhur vetëm dy herë në historinë e klubit, që të regjistrohen 30 fitore në 40 ndeshjet e para të sezonit, konkretisht në edicionin 2006/07 dhe 2012/13-të.