Bardhësia e rezultatit në derbin e së dielës midis Lacios dhe Romës la dy skuadrat respektivisht në vendin e 3-të dhe të 4-t të renditjes, në kuotë të barabartë pikësh, 61. Për të komentuar këtë ndeshje wshtw ndaluar në zonën miks të medias, edhe Tomas Strakosha. “E treguam edhe një herë se jemi një skuadër e fortë. Sulmojmë cdo kundërshtar me egërsinë dhe mentalitetin e duhur. E përgatitëm derbin në mënyrën më të mirë, megjithëse kishim pak ditë në dispozicion”, tha fillimisht mbrojtësi ekstrem i bardhekaltërve.
Disa herë ai shpëtoi rezultatin me pritjet e tij, duke marrë një farë revanshi, pas paraqitjes së shëmtuar të bwrw kundwr Salsburgut, nw Kupat e Evropës. Sa i takon zhvillimit të lojës, Strakosha është shprehur i bindur se “Lacio bëri një ndeshje të madhe, aq sa ishte mëkat që nuk fitoi. Patëm rastet tonë për të marrë 3 pikët, por rrezikuam edhe të humbasim. Kartoni i kuq i Radu’ na i vështirësoi gjërat. Por ja që ndonjëherë, inferioriteti numerik të jep një marsh më shumë. Prandaj, për fat të mirë, të luajturit me 10 vetë në ato minuta të fundit, nuk rezultatoi shqetësuese. Madje edhe mund të kishim shënuar gol”, shpjegoi portieri. Ndërsa mbi garën e zonës së Champions League, portieri është mjaftuar të thotë se “është pozitiv fakti që gjendemi një pikë përpara Interit. Por duhet të bëjmë kujdes dhe të fitojmë ndeshjeje pas ndeshje, për të mos i dhënë mundësinë që të na dalë përpara.
Shtysë e madhe në derbin e së dielës ishin tifozët e shumtë në numër në shkallët e stadiumit “OLIMPIK”. “Mbi të gjitha një falënderim u shkon mbështetësve tanë që ishin të jashtëzakonshëm. Na përkrahwn gjatë të gjithë ndeshjes, duke u bërë lojtari i 12-të në fushë. Me të gjithë respektin për tifozët e Romës, në këtë derbi ishin ultrasit bardhekaltër ata që u dëgjuan më shumë. Për më tepër kishin organizuar edhe një nga koreografitë më të bukura që kur jam te Lacio”, përfundoi Strakosha.