Strakosha-Tottenham, një ish-shok skuadre e ‘sponsorizon’!

Sport

thomas seri

Vitet kalojnë dhe Hugo Lloris po shkon drejt pensionit. E kështu që Tottenham prej kohësh ka vendosur në shënjestër shqiptarin Thomas Strakosha. “Spurs” duket se çdo ditë e më shumë e shohin portierin aktual të Lacios si pasardhës të denjë për portierin francez, që u shpall edhe kampion bote. Pak ditë më parë, mediat angleze folën me superlativa, sa i takon një transferimi të mundshëm të portierit të kombëtares shqiptare drej veriut të Londrës. Kurse tani është dikush, i cili sponsorizon një lëvizje të Strakoshës drejt skuadrës që aktualisht drejtohet nga argjentinasi Mauricio Pochetino.Bëhet fjalë konkretisht për Felipe Anderson, sulmues anësor që aktualisht luan për West Ham United në Angli, por që ka qenë ish-shok skuadre me portierin kuqezi te Lacio, plot një sezon më parë. Braziliani i West Ham ka folur për “Soccer AM”, duke komentuar lajmet e merkatos rreth transferimit të ish-shokut të tij të skuadrës te Tottenham.

4F63557100000578 0 image a 33 1535213201796

“Para së gjithash mund të them se ai është një portier i ri, por që po rritet dhe përmirësohet shumë. Mendoj se do të shkojë shumë larg në karrierën e tij. Besoj që shumë shpejt, Strakosha, do të arrijë majat, sepse veç cilësive të tij, që punon për t`i përmirësuar çdo ditë. Për tepër, ai ka një përgjegjësi të madhe për të luajtur në një skuadër dhe qytet të tillë të vështirë. Ai ka personalitet të madh dhe gjithashtu luan mirë me këmbët e tij. Më pëlqen një tip i atillë portieri”, është shprehur Anderson në lidhje me 24-vjecarin shqiptar. Padyshim që Felipe Anderson është njeri prej atyre që e njeh mjaft mirë Strakoshën, pasi e ka pasur shokë skuadre te Lazio. 25-vjeçari u shit nga bardhekaltërit gjatë verës së vitit të kaluar, për te klubi i Uest Ham United në Premier Ligë. Tek ky ekip mund të thuhet se ka bërë një sezon të mirë deri më tani duke qenë thuajse gjithmonë titullar, ndërsa me Lacion nuk aktivizohej shumë shpesh.