Gjithmonë titullar në kampionat dhe përherë ndër më të vlerësuarit për paraqitjet e tij në radhët e Lacios. Mesa duket, Thomas Strakoshës në këto javë të para të Serisë A ka mbledhur në një mendje specialistët e futbolli italian dhe mediat e atjeshme. Kjo dallohet qartë nga vlerësimet që marrë portieri i skuadrës bardhekaltër, pas çdo ndeshjeje që ka luajtur deri tani. Ndonëse Lacio nuk ka filloi mbarë kampionatin, vetë portieri ka ecur thuajse në të njëjtën linjë sa i takon paraqitjes së tij mes kuadratit. Faktikisht edhe në ndeshjet e humbura nga bardhekaltërit, pritjet e tij kanë qenë shpeshë vendimtare, duke shpëtuar skuadrën romane në jo pak reaste. Si rrjedhojë kanë ardhur edhe notat e larta nga ana e gazetave, apo televizioneve italiane që vlerësojnë lojtarët pas cdo ndeshjeje.
Kështu, në bazë të statistikave të nxjerra nga portali “Tutto Mercatoëeb”, mesatarja e notave që Strakosha ka marrë në këto javë të para të kampionatit është 6,4. Kaq është e mjaftueshme që portieri i Kombëtares kuqezi të gjendet i 10-ti, në renditjen e më të vlerësuarve në këto javë të para të Serisë A italiane. Përkrah Auderos së Sampdorias, shqiptari është njëri nga dy portierët që bëjnë pjesë në këtë renditje, të përpiluar falë mesatarve të notave gjatë minutazhit në të cilat është aktivizuar secili nga futbollistët e kampionatit italian. Në një farë mënyrë, përfshirja ndër vendet e para për Strakoshën është edhe tregues i formës së mirë që po kalon prej disa muajsh. Duke qenë një nga faktorët plus të Lacios. Nuk i mbetet veçse të vazhdojë me këto ritme.