Strakosha në shënjestrën e një ‘gjiganti’ anglez

Sport

thomas 1213
Totenhman piketon Thomas Strakoshan për verën e vitit të ardhshëm. Për këtë janë të bindur portalet që merren me lajme, mbi futbollin anglez, sipas të cilave “Spurs” do të përpiqen për të siguruar një akord paraprak që në janar me portierin shqiptar. Në fakt, Strakosha ka një kontratë me bardhekaltërit deri në 2022-shin, mirëpo Totenhem mund ta bindë për t’u shkëputur nga klubi roman, me një ofertë të mirë. Klubi anglez është në kërkim të një portieri premtues për të ardhmen, duke parë pasiguritë e shfaqura nga Loris në këtë fillim sezoni, por edhe duke ditur që Michel Vorm mbaron kontratën në fund të këtij sezoni. Prandaj e shohin shqiptarin, si portier cilësor, por gjithashtu edhe me mjaft prespektivë.

strakosha2
Strakosha, 23 vjec, është bërë një nga pikat kyce të Lacios, aty ku u transferua në 2012-n nga grekët e Panionios. Dhe dalëngadalë ka treguar veten si një nga portierët më premtues jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë. Vetëm disa muaj më parë ishte Liverpool i Klopp që u interesua për ta afruar, por si përfundim zgjodhi të shpenzojë për brazilianin Alison. Ndërsa tani është trajneri i Totenhamit, Maurico Pochetino, i cili ka shprehur adminirimin e tij. Dhe duket se klubi nga Londra veriore do të bëjë c’mos për ta marrë gjatë vitit të ardhshëm, me synimin për ta bërë pasardhës të një kampioni bote, sic është Hugo Loris. Natyrisht pritet që Lacio të bëjë rezistencë të madhe, përderisa ka besim të madh tek portiere shqiptar.