Jo vetëm interesim nga Anglia për Thomas Strakoshën, por tanimë edhe nga Bundesliga gjermane. Pikërisht raportohet se Bayer Leverkusen ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurove për portierin shqitar të Lazios. Në bazë të asaj që ka bërë të ditur Corriere dello Sport, shifrat mund ta joshin Lazion, duke pasur parasysh se ata mund ta zëvendësojnë shqiptarin, me Marco Sportiello të Atalantas ose Rui Patricion që janë portierë shumë të mirë dhe kanë çmim të lirë. Leverkusen po tenton të zëvendësojë portierin e tyre Berno Leno, i cili thuhet se është blerja më e re e Arsenalit në këtë afat kalimtar.
Kështu që Strakosha shihet si një portier i denjë për të mbrojtur portën e ekipit që sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë edhe në grupet e Champions League. Lotito dhe Tare për momentin janë të idesë për të mos e lëshuar gardianin e portës së Kombëtares shqiptare. Mirëpo flitet se në të njëjtën kohë janë duke tentuar të marrin një portier me përvojë si Silvio Proto i Olimpiakosit, çka bën të mendohet se edhe mund të lëshojnë Strakoshën në rast të një oferte të majme. 23-vjeçari ka qenë gjithnjë titullar në Serie A sezonin e kaluar, duke kontribuar që Lacio që renditet ndër 5 skuadrat më të mira në Itali.