Thomas Strakosha rikthehet në orbitën e klubeve të Serisë A. Eshtë konkretisht Lecce që po studion terrenin në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Falcones. Dhe drejori sportiv Pantaleo Corovino ka pikasur portierin shqiptr si një opsin të mundshëm. Strakosha është një element që ka edhe eksperiencë në Serinë A dhe është njëri prej atyre portierëve që mund t’i bëjë punë Lecces. GArdiani shqiptar me pasaportë greke, i lindur në ’95, la Lacion verën e kaluar me parametër zero për një kontratë të pasur rreth 2 milionë euro në sezon te Brentofordi në Premier Ligë. Mirëpo në Londër, portieri nuk ka zbritur asnjherë në fushë gjatë ndeshjeve të kampionatit. Aq sa që në janar do të kishte dashur të linte Premier Ligën.
Me më shumë se 200 ndeshje në Serinë A, Lecce për Stakoshën mund të jetë një vitrinë e duhur për t’u rikthyer në xhiron e Serisë A. E dicka e tillë mund të ishte e vlefshme edhe për Brentford, që duhet t ëgjejë blerës për të shitur një futbollist që ka ende 2 vite kontratë. Nëse klubi anglez do të merrte pjesë në pagimin e rrogës për lojtarin, atëherë për Leccen do të ishte një goditje e madhe, sepse Strakosha zotëron cilësitë e duhura për të zëvendësuar më së miri një talent të ri si Falcone. Për portierin është folur edhe një rikthim i mundshëm te Lacio, mirëpo edhe në këtë rast është paga që përbën një pengesë jo të vogël për klubin bardhekaltër, që duhet të bëjë llogaritë edhe me financat e klubit.